U nda nga prindërit pas lindjes/ Ja domethënia e emrit të vajzës që i shpëtoi luftës së Kosovës

U nda nga prindërit pas lindjes/ Ja domethënia e emrit të vajzës që i shpëtoi luftës së Kosovës

Kur në muajt e parë të vitit 1999 e gjithë Kosova ishte në luftë, një foshnje nga Peja kishte mbetur pa prindërit e saj në spitalin e Prishtinës. Ata e panë vajzën e tyre vetëm pas mbarimit të luftës. Pasi ajo kishte lindur në kohën më të vështirë që Kosova po kalonte, një grua nga Prishtina që ishte përkujdesur për atë, i dha emrin Flaka.

Flaka lindi vetëm 7 ditë para se NATO të niste bombardimet kundër forcave Serbe. Mamaja e Flakës, Hatixhë Murriqi pasi kreu lindjen e foshnjes (Flakën) u desht ta dërgonte tek spitali i Prishtinës për një ndihmë më të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

 Ndësra vetë nëna nuk mundi të ikte me të për shkak se duhej të qëndronte në spital. Dy ditë më vonë nëna kishte vendosur ta vizitonte por situata e luftës u përkeqësua dhe nuk kishte lëvizje. Nëna e vajzës kishte marrë vesh vëtëm se foshnja e saj ishte në spitalin e Prishtinës dhe informacionet për të ishin ndërprerë aty.

Por një e njohur e familjes, Aishja që jetonte në Prishtinë kishte shkuar disa herë të vizitonte Flakën e vogël dhe i kishte mbajtur në dijeni se Flaka ishte mirë. Por mësa duket fati i keq bëri që edhe Aishja të largohej nga forcat serbe në Maqedoni. Kështu Flaka e vogël mbeti e vetme në spitalin e Prishtinës.

Aishja që mund të konsiderohet edhe si 'ëngjëlli' mbrojtës i Flakës para se të ikte në këmbën e vogëlushes kishte bërë një shenjë me gjilpërë dhe më bojë në mënyrë që të identifikohej kur të mbaronte lufta.

Pas luftës Aishja u kthye dhe e gjeti Flakën gjallë. Më pas e mori nga spitali dhe e mbajti në shtëpi tre javë. Ndërsa familjarët e Flakës i kishin dërguar në Sarajevë. Më  pas prindërit e Flakës erdhën në Prishtinë në adresën që kishte marrë nga Aishka. Pikërisht aty gjetën edhe Flakën .

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja