FOTO/ 14 vjeç në luftë, bashkëshorti sot në Hagë, gruaja në të djathtë të Ramës ka një histori jete të veçantë
Me rreth të bardhë, Shqipe Selimi
Historia e Shqipe Selimit mund të cilësohet sa e jashtëzakonshme aq edhe e pabesueshme, e cila u bë ushtare e UÇK-së që 14 vjeç që luftoi për lirinë e Kosovës e deri tek kandidate për deputete me nr. 10 në listat e Vetëvendosjes.
Në foton më poshtë, Shqipe Mehmeti Selimi, ndodhet në krah të kryeministrit Edi Rama. Shqipe Selimi është bashkëshortja e Rexhep Selimit, një nga krerët e UÇK që po mbahen të burgosur në Hagë.
Shqipe Selimi ishte vetëm 14 vjeç kur mori vendimin për t’iu bashkuar luftës në Kosovës. Ajo jetonte në Gjermani sëbashku me familjen e saj dhe kishte pranuar të linte emigracionin për t’iu bashkuar ushtarëve të UÇK-së bashkë me të atin e saj.
Shqipe Selimi është njohur me Rexhep Selimi gjatë luftës, një nga themeluesit e UÇK-së në luftë, por u martuan pas luftës, kur Rexhep Selimi ishte Ministër i Brendshëm dhe ajo punonte në atë ministri dhe më pas të dy iu bashkuan Lëvizjes Vetëvendosje.
Si pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë vitit 1998 ajo ishte e vendosur në Zonën Operative të Drenicës; gjatë 1999 ajo luftoi në Zonën Operative të Karadakut. Më vonë shërbeu si pjesëtare e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, në Zonën e VI Mbrojtëse gjatë viteve 2000-2009, ku mbante pozitën e Oficerës në Qendrën Operative të Zonës së VI.
Në Akademinë e Mbrojtjes të Kosovës në Komandën e Trajnimit dhe Doktrinës, ajo shërbeu si Oficere në Qendrën Simulative. Gjatë shërbimit në TMK, Shqipja mbante gradën ushtarake Kapiten.
Prej 2010 nisi aktivitetin politik me Lëvizjen Vetëvendosje. Rexha dhe Shqipja sot janë prindër të dy fëmijëve, të cilët jetojnë me nënën në Prishtinë.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?
-
Po
24.9%
-
Jo
67.3%
-
Nuk kam mendim
7.8%
Vota total: 4592
Lajme të tjera
-
FOTOLAJM/ Me familjen Malësi të Madhe, Rama ikën nga zhurma e 'Tiranës politike', poston foton mes borës
4 Shkurt, 18:01
-
Çështja McGonigal, Vasili: Edi Rama nuk është më kryeministër! Është dëmtuar marrëdhënia Shqipëri-SHBA
4 Shkurt, 13:51
-
Rama publikon pamjet e punimeve, si duket tuneli i sapohapur i Llogarasë (VIDEO)
4 Shkurt, 09:58
-
Blushi në ‘Pa Protokoll’: Rama korruptoi zyrtarin e FBI! Deputeti socialist: Dezinformim, s'ka hetim për kryeministrin! Sula: Të shpjegohet në Kuvend
3 Shkurt, 21:37
-
Berisha mbledh grupet e punës: Të përgatitemi për protestën! Rama ka marrë peng vulën e PD-së, mendon se do na përjashtojë nga zgjedhjet por ne do i fitojmë
3 Shkurt, 19:39
-
Çështja McGonigal, Rama-opozitës: Të degraduar, lëshoni gënjeshtra në ajër! Pasojat e puthjes fatale me të vdekurin
3 Shkurt, 18:54
-
Mero Baze: Një fushatë hakmarrëse ndaj 'SHBA së korruptuar', nga 'non gratat' shqiptare
3 Shkurt, 18:18
-
E zbulon NYT, Departamenti i Drejtësisë në SHBA u njoftua nga vetë Nick Muzin për lobimin në PD 11 ditë para Charles McGonical! Opozita thotë e bëri Rama
3 Shkurt, 14:19
-
Çështja e McGonigal, Meta në një zë me Berishën: Urgjente ngritja e komisionit hetimor parlamentar! Kukullat e Ramës të mos bëjnë më rolin e kukullave
3 Shkurt, 13:50
-
New York Times rrëzon akuzat: McGonigal s’e fshehu marrëdhënien me Ramën, kontaktoi me email e telefon zyrtar! E ftoi në zyrat e FBI! 225 mijë dollarët, jo ryshfet
3 Shkurt, 12:41
-
Çështja McGonigal, Ngjela: Ka thënë gjë SHBA për Ramën? Akuzat e opozitës, novela të dobëta
3 Shkurt, 11:46
-
Manipuluan aktakuzën e McGonigal, mediat e opozitës manipulojnë edhe letrën e kongresmenëve dhe senatorit amerikan
3 Shkurt, 11:23
Kryeminister si sta nxuri goja dje HEROIN KOMBETAR ADEM JASHARIN.....??? SA VETAVE U KE LENDUAR ZEMREN,I ZHGENJEVE,I ĹE ME GISHT NË GOJE??? DUHET TE TE VRASE NDERGJEGJA KRYEMINISTER!!!
Përgjigju