Mësohen të tjera detaje në lidhje me 20-vjeçarin, Hermes Beqiri i cili mbeti i plagosur ditën e sotme në Shkodër në lagjen Kiras. Beqiri, personi që shihni në foto, rezulton i njohur për policinë pasi ka qenë i arrestuar më parë për vjedhje.

Mësohet se përpara ngjarjes, Beqiri së bashku me tre shokë të tij, janë konfliktuar me disa persona të tjerë gjatë ditës dhe dyshohet se këta persona e kanë ndjekur dhe më pas e kanë plagosur atë me armë zjarri. Hermes Beqiri, i cili mori plagë në bark, ndodhet në gjendje kritike në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

hermes beqiraj
  (Hermes Beqiri, 22 vjeçari i plagosur sot në Shkodër në lagjen Kiras)

Shqiptarja.com ka siguruar një kopje të vendimit gjyqësor për dënimin e Hermes Beqirit me 1 vit burg me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim. 

Vendimi i shpallur nga Gjykata e rrethit Shkodër më 28 korrik 2016. Fillimisht ai u dënua me 2 vit e 6 muaj, por me gjykim të shkurtuar dënimi i zbriti në një vit. Në dëshminë e tij para një viti, Beqiri ka rrëfyer se ai dhe shokët e tij kanë qenë në gjendje të dehur, pa e ditur mirë se çfarë po bënin.

Report TV dhe Shqiptarja.com  kanë zbardhur vendimin e gjykatës dhe deklarimin e Hermes Beqirit dhënë para trupit gjykues në Shkodër:

“Aktualisht jam i vetëpunësuar dhe konkretisht në fshatin Pulaj-Plazhë Velipojë bashkë me dy shokët e mi që quhen

'Dami dhe Xhino kemi marrë një punë si Fasfudë tek lokali i cili pronari quhet Kirzen Bushati. Më datë 30.04.2016 ne kemi ardhur me qëllim për të bërë gati lokalin për sezonin e verës. Dje më datë 02.035.2016 gjatë gjithë ditës kemi punuar në lokalin tonë duke bërë riparime dhe sistemime të mallrave që na nevojiten për punuar gjatë verës. Po këtë datë rreth orës 19.00 të tre së bashku jemi ulur duke pi birra, kemi ndenjur deri në orën 12.00 dhe mbas kësaj ore u shtrimë me ra me fjetë dhe për pak sekonda po në këtë orë, nuk kemi denjur aspak në krevat, jemi çuar me të dy shokëtnga lokali ku ishim duke fjetur dhe u nisëm për të shkuar tek lokali i shtetasit Besnik Kraja. Në këtë lokal kemi hyrë brenda (nuk e mbaj mend por kemi hyrë në lokal kemi qenë dejshëm), kemi marrë të gjitha pijes nga dy frigoriferat, kemi marrë edhe gjera të tjera pa vetëdije dhe i kemi çuar tek lokali jonë ku kemi marrë për punë.

Të gjitha materialet së bashku i kemi marrë duke ndihmuar njëri tjetrin në një kovë plastike me ngjyrë druri. Më vonë kemi dalë dhe një herë kemi shkuar tek lokali përsëri, ku kemi marrë një makineri për grirje mishi, një aparat të ri për ftohje birre dhe disa llampa të mëdha për ndriçim. ...Të gjitha këto veprime gjatë kësaj nate i kam kryer së bashku me të dy shokët e mi, Damir dhe Xhinon. Kam për të thënë se këto veprime ne i kemi kryer në një gjendje të dehur, pa ditur gjë se çfarë jemi duke bërë.”, ka treguar i riu në rrëfimin e tij.

(PDF/Vendimi nga Gjykata për dënimin për vjedhje të Hermes Beqirit)


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com