FOTO +VIDEO/ 246-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, në ceremoninë festive i pranishëm Meta dhe presidenti i sapozgjedhur Begaj! Priten nga Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka pritur sot në Pallatin e Brigadave qindra të ftuar për festimet e 246-vjetorit të Pavarësisë së SHBA.

Diplomatja amerikane, vuri theksin tek 100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe përpjekjet e përbashkëta për forcimin e demokracisë.

I pranishëm ishte edhe Presidenti Meta si dhe presidenti i sapozgjedhur Bajram Begaj, të cilët u pritën në ceremoni nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Në ceremoni mungonte kryeministri Edi Rama, ndërkohë që ishin të pranishëm, presidenti i zgjedhur zv/kryeministri Arben Ahmetaj, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ministra dhe deputetë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 02/07/2022 00:33

    E paska rehabilitu Amerika Meten?Jo,ne situaten qe esht Likja,amerikanet jane njisha,te buzeqeshin,te ftojnë,te perqafojne dhe sigurisht ta fusin.Edhe Likja drejt kesaj rruge eshte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po menaxhohet si duhet situata me zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

WhatsApp njofton risitë e reja, ju vendosni se kush do t’iu shohë nëse jeni online, mund të dalësh nga grupet pa e vëne re askush

WhatsApp njofton risitë e reja, ju vendosni se kush do t’iu shohë nëse jeni online, mund të dalësh nga grupet pa e vëne re askush