TIRANE - Pak para nisjes së takimit të dialogut të nivelit të lartë, e teksa kryedemokrati Basha zhvillonte takim në zyrën e BE me eurokomisionerin Fyle, tre përfaqësuesit e opozitës në këtë tryezë janë takuar me ish-liderin historik të PD, Sali Berisha.

Kryetarja e Komisionit të Integrimit Majlinda Bregu, deputetët Arben Ristani dhe Eduard Halimi, janë parë të hyjnë në zyrën e ish-kryeministrit që ndodhet pranë zyrave të BE-së, pak pasi Berisha ka hyrë në zyrën e tij.


berisha
bregu

Kjo vërtetohet edhe nga pamjet e takimit të Bashës dhe Fyles, ku 3 deputetët e PD nuk janë krah tij në këtë takim.
fyle basha

Mesa duket deputetët vazhdojnë ende të konsultohet apo dhe të marrin sugjerime nga ish-kreu i PD-së, ndonëse tashmë partinë e drejton Lulzim Basha. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)