Serbi Ivan Bogdanov i njohur me pseudonimin “Ivani i Tmerrshëm”, është futur në fushën e gjelbër të Beogradrit  duke goditur futbollistët shqiptarë.
 
Në këtë foto që Shqiptarja.com ka shkëputur nga momentet e përleshjes në fushë, duket “Ivani i Tmerrshëm” (me bluzë të zezë pa flokë dhe me pantallona të shkurtra gri)
 
ivani
Ne foto: Ivani i tmerrshem ne fushen e gjelbert te stadiumit ne Beiograd ku u sulmuan lojtaret shqiptare

Ivan Bogdanov tërhoqi vëmendjen e mbarë opinionit publik europian, gjatë akteve të tij ekstreme, në ndeshjen e vitit 2010, në Xhenova të Italisë.

Gjatë asaj ndeshje, teksa përplaseshin ekipet e Italisë dhe Serbisë, Ivani Tmerrshëm dogji flamurin e Shqipërisë. Për këtë akt dhe për të tjera vepra dhune Ivan Bogdanov u dënua nga UEFA me 3 vite përjashtim nga çdo ndeshje.

ivan bogdanov
Ne foto: Arrestimi i Ivanit gjate ndeshjes se Serbise qe u luajt ne Itali

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)