Foto/ 'Kaubojsi' shokohet nga spitali 
 Lezhë, apel Beqajt: Thirri mendjes

Foto/ 'Kaubojsi' shokohet nga spitali <br /> Lezhë, apel Beqajt: Thirri mendjes
Deputeti Eduart Ndocaj i njohur si “kaubojsi ” pas një vizite surprizë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ka postuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook disa nga “gjetjet” e tij në këtë spital, që nga fotot duke mjaft i amortizuar dhe pa kushte higjienike.

Kaubojsi Ndocaj ka kritikuar edhe ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke i bërë thirrje atij që të vërë dorë për të normalizuar gjendjen.

ndocaj

ndocaj

Ja statusi i Plotë i deputetit Ndocajt
“Pas rastit të arrestimit të infermierit të Spitalit Rajonal për shpërdorim detyre, deputeti Ndocaj bëri një vizitë surprizë në këtë spital. Deputeti Ndocaj fillimisht vizitoi Pavionin e Pediatrisë. Në këtë pavion gjeti këto problematika:Dyshekë 20 vjecarë të pa larë asnjëhere. Mund t'i shikoni edhe në foto. Në ato dyshek duhet të shtrohen fëmijët. Imagjinoni pak sikur fëmijët tanë të shtrohen aty. Në ato kushte i gjetëm fëmijët që presin të shërohen. Serumet dhe shiringat mblidhen dhe duhet të hidhen, përdorin disa herë. Për më tepër keni edhe foto. Prindërit apo nënat marrin bombula gazi e blejnë vetë qumështin për të ushqyer fëmijet e tyre. Krejt jashtë çdo lloje norme të ushqyeri si dhe të sigurisë. Për më tepër shikoni fotot. Pastërtia linte shumë për të dëshiruar. Pra, normat e higjenës. Nënat i lajnë me dore vete rrobat e fëmijeve dhe i vendosin në ballkone për t’i tharë.

Pastaj z. Ndocaj vizitoi pavionin e infektivit. Diçka ishte më mirë në krahasim me pavionin e Pediatrisë. Ndërsa tek pavioni i Pediatrisë gjetëm njerez me paterica e me kembe në allçi që prisin që në mëngjes radhën për të bërë vizitën. Ndocaj ka tre ditë që ka kërkuar të takoj Drejtorin e Përgjithshem të Spitalit Rajonal Lezhës dhe nuk është e mundur, pasi në dy telefonata drejtori s’ ka qenë i disponueshem.Po ashtu mjediset afër hyrjes se guzhinës siç e shikoni në foto nuk janë aspak të pranueshme.Për spitalin e Lezhes ka zëra se mjeket i gjenë në kafenedhe pas ore 11 të drekës nuk përjashtohet mundësia të kenë edhe doza të forta alkoli. Po ashtu, nuk mungojne edhe raste e mungesës profesionale me pasoja të rënda. Ministri i Shendetësise duhet të ndërhyje për të ndryshuar situatën në Spitalin Rajonal të Lezhës para se të jetë vonë.

ndocaj

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)