Foto/5-vjeçarja shqiptare që irriton
grekët, ua bën shqiponjën ndër sy
Melita Hoxha është një vajzë e vogël që ka lindur dhe jeton në vendin helen. Ajo di shumë pak shqip, por ja që prej prindërve, e sidomos prej bashkëatdhetarëve gjithandej, ka mësuar se si të shpalosë krenarinë kombëtare duke bërë flamurin me kryqëzimin e dy duarve.
Kryqëzimi i gishtave të dy duarve për të nxjerrë prej më pas një shqiponjë krenare, është shndërruar vitet e fundit në një ves nacionalist shqiptar.
Por ethet janë shtuar së tepërmi që pas tetorit të kaluar, pas asaj çka ndodhi në stadiumin “Partizani” të Beogradit me dronin e famshëm sfidues që fluturoi mbi kokat e nxehta serbe.
Kjo bëri që shumë shqiptarë, sidomos futbollistë, të kryqëzonin duart sa herë bënin gol, pavarësisht se ku ndodheshin dhe me kë luanin.
Këto ethe kanë kapluar sigurisht dhe fëmijët, nën devizën psikologjike “shih rrushi rrushin dhe piqu!”. Sidomos kur është fjala për t`u bërë karshillëk si serbëve ashtu dhe grekërve.
Kështu, Melita Hoxha është një vajzë e vogël që ka lindur dhe jeton në vendin helen. Ajo di shumë pak shqip, por ja që prej prindërve, e sidomos prej bashkëatdhetarëve gjithandej, ka mësuar se si të shpalosë krenarinë kombëtare (edhe për inat të serbo-grekërve), duke bërë flamurin me kryqëzimin e dy duarve.
Dhurim dhe Alketa Hoxha, prindërit e Melitës – një familje nga fshati Gjom i Kurbinit – janë këto ditë me pushime në Shqipëri, ku miqve u tregojnë se si vajza e tyre 5-vjeçare e ka bërë shqiponjën dhe gjatë një ceremonie shkollore në Athinë, atje ku jetojnë, akt i cili ka irrituar pa masë grekët.
Ata thonë se ky gjest i është bërë tashmë vajzës diçka e zakonshme, aq sa dhe pronari i tyre në Greqi ka nisur t`u mbajë inat. Megjithatë, prindërit e saj shfaqen të gëzuar për këtë shqiptaromani të 5-vjeçares të cilën e konsiderojnë si shenjë të lartë inteligjence fëminore, me kahje patriotike.
Në çdo bisedë ata e bëjnë të njohur faktin se Melita e vogël po ua heq trurin grekërve në zemër të tokës së tyre, duke ua bërë shqiponjën me duar mu para syve, pa ia bërë syri tërr. /Tesheshi.com/
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4565
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45