Ambasada Amerikane në Tiranë shpesh promovon turizmin shqiptar me anë të fotove dhe videove, të realizuara në territorin tonë të mrekullueshëm.
 
Edhe ditën e sotme si foto të ditës në faqen e saj zyrtare në Facebook, ambasada ka postuar një pamje të mrekullueshme nga laguna e Divjakës.
 
Në Foto duken një grup Flamingosh të cilat janë duke fluturuar në lagunën e Divjakës dhe kjo vjen e shoqëruar me diçiturën, “Flamingot nisin fluturimin drejt qiellit në lagunën e Divjakës, 80 km në jugperëndim të Tiranës”.
 

ambasada
(Postimi i Ambasadës në Tiranë në Facebook)

ambasada
(Foto e postuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë në Facebook)

Redaksia Online
Er.k/Shqiptarja.com