TIRANE -Në një deklaratë për shtyp të zëdhënëses së Partisë Demokratike Oriola Nebiaj janë denoncuar disa raste, ku sipas PD-së kemi të bëjmë me tentativë për manipulimin e procesit zgjedhor të 21 qershorit.
PD akuzon se, “
në minibashkitë e Tiranës të drejtuara nga socialistët, konkretisht në qendrën e votimit 1683 dhe 1683/1, janë regjistruar 278 votues, të cilët banojnë e jetojnë në lulishte. Vendi i banimit të këtyre banorëve është zyrtarisht me letra, një lulishte. Këtë e tregon dhe kjo hartë që po paraqesim sot para jush”.
Ndërsa, sipas PD-së “në
Kolonjë strukturat e PS dhe LSI janë sulur me kamionë me ndihma, dhe në mes të qytetit shpërndajnë miell e vaj në këmbim të votave”.
Në
Vorë e cila është një “pikë e nxehtë” e këtyre zgjedhjeve, PD thotë se, “strukturat shtetërore dhe kriminale të Ilir Metës kanë rrethuar shtabin e kandidatit Ismailaj, ku shantazhohet e shoqërohet çdo qytetar që hyn e del nga aty”.
Në
Durrës, PD thotë se, “personat e shpallur në kërkim nga policia për ngjarjet e rënda në Sukth, janë çdo ditë në krah të kandidatit Dako në takimet e tij elektorale”.
Në
Sarandë, “nënkomisari Artan Alinani në Sarandë dhe oficeri i policisë, shef i linjave, Shkëlqim Bello, të dy në krah të kandidatit të qeverisë për Delvinën, Rigers Balili”.
Në
Tiranë, “një zyrtare e lartë e Interpol Tirana, Irma Bime, e përfshirë në mënyrë shumë aktive në fushatën e Erion Veliajt, e cila shfaqet në dhjetëra foto të takimeve të kandidatit të Ramës”.
Duke i cilësuar këto raste flagrante të shkeljes së Kodit Zgjedhor dhe standardeve të zgjedhjeve, PD i ka bërë thirrje Prokurorisë të hetojë e të garantojë zbatimin e ligjit dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve. Gjithashtu, PD i kërkon Ambasadës së Shteteve të Bashkuara,
OSBE-ODIHR dhe përfaqësuesve të vendeve të BE, të rrisin monitorimin e të regjistrojnë këto ngjarje që dëmtojnë standardet e zgjedhjeve.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
32.4%
Vota total: 1742
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor, 14:15
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor, 20:11
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Hasani pret kreun e OSBE, zv/kryeministrin e Maltës, ministri: Mbështetje për rrugën tonë drejt BE-së! Borg: Inkurajojmë Shqipërinë për integrim, goditje korrupsionit
13 Nëntor, 10:29
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18