Mamaja e këngëtares së famshme shqiptare, Rita Ora, Vera Sahatçiu-Ora, është bërë nganjëherë po aq e famshme dhe e përfolur në media sa edhe e bija.

Së fundmi, psikiatrja e NHS (Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar), ka ngritur një pyetje shumë interesante që lidhet me vendlindjen e tyre, Kosovën.

Teksa ka prezantuar përmes një videoje në InstaStory, një raft me gazeta të përditshme që shiten në Londër, Vera ka pyetur:

“Në Kosovë a ka gazeta?”.