“Për pjesëmarrjen në trajnim me temë “Kursi i IV-t për formimin e motoçiklistëve të Policisë së Shtetit”, nga data 04 Shtator deri në datën 27 Tetor 2017, në Akademinë e Sigurisë, u zhvillua kursi i IV-t për formimin e motoçiklistëve të Policisë së Shtetit.
Për këtë qëllim në datën 27.10.2017, në Akademinë e Sigurisë u zhvillua ceremonia e përfundimit të kursit dhe dhënia e certifikatave.Kursantët demonstruan në sheshin e akademisë disa ushtrime me motoçikleta.
Në ceremoninë e përfundimit morën pjesë Drejtori i Akademisë së Sigurisë Drejtues i Lartë Bilbil Memaj, Drejtori i Rendit Publik Drejtues Albert Dervishaj, Drejtori i Policisë Rrugore Drejtues Mitat Tola dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit. Kursin e përfunduan me rezultate shumë të mira dhe të mira 22 punonjës policie, efektive të DVP Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Elbasan dhe Gjirokastër.
[gallery]24438[/gallery]
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

FOTO




