Dy të rinj me origjinë shqiptare humbën jetën sot në qytezën e Anagni-t në Itali pas një aksidenti rrugor.
Viktimat janë 30-vjeçari Endrit Cena, baba i dy fëmijëve dhe 33-vjeçari Rudolph Zefi. Mediat lokale raportojnë se dy të rinjtë ishin rezidentë në Anagni dhe miq të vjetër, “të cilët të gjithë i kishin përzemër”.
Pak pas orës 13:00, teksa udhëtonin me automjetin tip “Saab 1900”, shqiptarët u përplasën me një pemë pasi automjeti doli nga rruga. Përlasja ishte aq e fortë, sa që automjeti u shkatërrua dhe dy shqiptarët mbetën të vdekur në vend, raportojnë mediat lokale.

Endrit Cena
Në vendngjarje, shkuan fillimisht banorë të zonës dhe më pas forca të policisë, zjarrëfikses dhe ambulanca, por dy shqiptarët u gjetën vdekur.
“Para syve të tyre u paraqitën skena të tmerrshme...Familjarët e dy djemve nxituan për të shkuar në skenën e dramës pasi morrën njoftimin, skena prekëse dhe dhimbje ekstreme, britma që depërtuan frikshëm heshtjen përreth vendit të tragjedisë”, raportojnë mediat lokale.

Foto të tjera..
Redaskia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera..Redaskia Online
(m.b/shqiptarja.com)
FOTO