VIDEO/ Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, i riu humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me mbrojtëset metalike! ‘Benzi’ bëhet copash

FUSHË-KRUJË- Një aksident i rëndë është raportuar pas mesnate në aksin Vorë-Fushë Krujë në afërsi të fshatit Hasan. Një autoveturë tip ‘Benz’ e cila drejtohej nga Indrit Mahmuti 23 vjeç ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës të cilat e kanë ndarë thuajsë në dysh autoveturën.

Për pasojë drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë më fraktura në kokë e dëmtime të ndryshme.

Shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilin po udhëtonte mjeti. Për të nxjerrë të riun nga mjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leo: 26/07/2023 13:21

    Kan blere gomeret benca por patenten si e marin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025