Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës ku ka mbetur i plagosur një person. Mësohet se aksidenti ndodhi rreth 500 metra poshtë tregut ushqimorë, ku një makinë ka përplasur një motor.
/Shqiptarja.com
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar për në spital. Sipas dëshmitarëve motori ka qenë duke lëvizur me shumë shpejtësi, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
[gallery]24214[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh/Shqiptarja.com

FOTO









