Report Tv ka sjellë foto dhe video nga aksidenti tragjik në aksin Milot-Fushë Krujë, ku humbët jetën dy të rinj dhe u plagosën dy të tjerë, për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën po lëviznin në rrugë.

Siç e shikoni në foton e mëposhtme, makina e me të cilën udhëtonin katër të rinjtë, tip 'Volkswagen', është shkatërruar plotësisht, ndërsa ngjarja ka rezultuar fatale për dy prej të rinjve, drejtuesin e mjetit Eraldo Uzuni 26 vjeç dhe 21-vjeçarin Klodian Vladi.


(Makina e aksidentuar)

Ndërkohë, në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës ndodhet kushëriri i 26-vjeçarit, Mario Uzuni, 18 vjeç.

 


Lajmi kryesor:

VIDEO/Aksident i rëndë në aksin Milot-Fushë Krujë, humbin jetën dy të rinj, rëndë një tjetër