FOTO/Aksidentohet në Maqedoni
ish- ministri, Arben AhmetajPërplaset me autobusin,përmbyset “Range Rover”
Nga aksidenti 14 të plagosur, 2 me dëmtime të mëdha
Kryeministri, Edi Rama, sot në një status në Facebook, teksa mohoi akuzat e mediave greke se ka kaluar pushime në vendin fqinj u kërkoi ministrave të tij e për pasojë edhe zyrtarëve të tjerë që pushimet ti kalonin në Shqipëri.
Kryeministri, Edi Rama, sot në një status në Facebook, teksa mohoi akuzat e mediave greke se ka kaluar pushime në vendin fqinj u kërkoi ministrave të tij e për pasojë edhe zyrtarëve të tjerë që pushimet ti kalonin në Shqipëri.
Por teksa kryeministri vendosi këtë rregull ish Ministri i Financave, aktualisht deputet i PS, Arben Ahmetaj, i kishte nisur pushimet jashtë vendit, ku mesa duket ka zgjedhur Maqedoninë.
Por sot Ahmetaj u përfshi në një aksident rrugor në Kumanovë e për pasojë ai së bashku me personat që shoqëronin kanë përfunduar në spitalin e Kumanovës. Ndërkohë siç shihet në këtë foto, automjeti i Ahmetaj- t është përplasur me një autobus.
Në spital Arben Ahmetajn e ka vizituar zv Ministri i Brëndshëm i Maqedonisë Agim Nuhiu, i cili publikoi dhe një foto në Facebook.
Zv Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, i kontaktuar nga Report TV për këtë ngjarje u shpreh se gjendja e Ahmetajt është e mirë.
Nuhiu konfirmoi se aksidenti ka ndodhur pranë Kumanovës dhe se Arben Ahmetaj nuk ka qenë vetëm në makinë.
Nuhiu shtoi se është aksident me pasoja të lehta dhe se Ahmetaj ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Kumanovës.
Nga aksidenti, i cili ndodhi rreth orës 18:00, janë lënduar të paktën 14 persona.
"Nga 14 personat e lënduar, dhjetë janë nga autobusi dhe katër ne mjetin me te cilin po udhetonte Ahmetaj. Dy prej tyre për shkak të dëmtimeve te mëdha janë dërguar në Spitalin e Shkupit, ndërsa dy janë mbajtur në mjekim të mëtejshëm në pavjonin e kirurgjisë në Kumanovë dhe janë jashtë rrezikut të jetës", deklaroi drejtori i spitalit të Kumanovës, Arif Latifi.
Dhjetë të lënduarit e tjerë, udhëtarë nga autobusi, pas ndihmës së dhënë janë dërguar në mjekim shtëpiak.
Aksidenti ka ardhur si pasojë e lagështisë së rrugës për shkak të reshjeve të shiut të rëna në zonën ku ndodhi ngjarja ditën e djeshme. Por pritet fjala e ekspertëve për të përcaktuar shkaqet e sakta të këtij aksidenti që për pak sa nuk rezultoi fatal.
(Range Rover i ish-ministrit Ahmetaj dhe autobusi me të cilin u përplas në Maqedoni)(Statusi i bërë nga Agim Nuhiu)Redaksia Online
D.T/E.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4348
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22