Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zgjedhur të hapë zyrtarisht fushatën e korrje shirjeve në komunën e Lipjanit duke i hipur vetë autokombanjës.

Ai ishte i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në kuadër të mbjelljeve vjeshtore të vitit 2022 me kulturën e grurit është mbjellë një sipërfaqe prej 71 008.20 hektarë.