Drejtuesi i një autoambulance është penalizuar nga Policia Rrugore me heqje të lejes së drejtimit (patentës) pasi është kapur nga radari në segmentin Lezhë-Shkodër, duke udhëtuar me shpejtësi. Sipas asaj që efektivi i rrugores ka shkruar në fletën e gjobës, autoambulanca ka tejkaluar kufirin e shpejtësisë me 20 km.
Ndërsa shkelësi ka justifikuar nxitimin se kishte një urgjencë mjekësore, por ky pretendim i tij nuk ka bindur policët të cilët nuk kanë nguruar t'i pezullojnë lejen e drejtimit për një afat i cili do të vendoset nga komisioni.

(Fleta e gjobës së policisë)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com