Çdo të premte ai di të mbajë njerëzit të gozhduar pas ekranit me emisionin e tij “Zonë e lirë”. E kjo për faktin se ai trajton tematika e probleme të ndryshme dhe pjesëmarrësit e tij jo medoemos duhet të jenë të famshëm.

 Arjan Çani në çdo dalje të tij publike ka preferuar të mbajë familjen e tij larg mediave. Por ka  bërë një përjashtim, dhe në një intervistë mbi inaugurimin e Amfiteatrit, në emisionin e Rudinës, ai ka vendosur të prezantojë vajzën e tij.

Në një videomesazh ai krah së bijës shprehet: “Bukur shumë këtu po po, ja po presim të fillojë koncerti me Joanën edhe shyqyr që është koha e mirë dhe po e shijojmë , ka dal një gjë shumë e bukur, ja po e inaugurojmë sot me Joanën”.