TIRANË- Ashtu sikurse edhe në futboll, vera është një “merkato” ku gazetarë e moderatorë lëvizin sa në një televizion në tjetrin.
Kjo verë padyshim do të mbahet mend gjatë pasi mund të regjistrohet 2 nga lëvizjet më të bujshme. Luana Vjollca në TV Klan. Një gjë e tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht mirëpo ka nisur që lajmi të qarkullojë në disa media. Pas një kohe të gjatë pushim që nga largimi në Top Channel, TV Klan duket se do të jetë hapësira ku do të rikthehet në televizion.
Lëvizja tjetër e bujshme është Arjan Çani. Thuhet se këtë sezon Çani nuk do të jetë më në TV Klan dhe koha mediatike e tij të premten do i jepet Luanës.
Sa të vërteta janë këto, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim sezonin e ri.