Policia ka thënë se kush ka pasur marrëdhënie me këtë grua duhet të vizitohet te mjeku sepse ajo vuan nga HIV. Alison Carey u arrestua për përfitim parash në këmbim të favoreve seksuale pas një hetimi të fshehtë.
Shefi i policisë ka thënë se kur u arrestua ajo u prezantua si motra e këngëtares, e cila ka qenë në listën e 20 femrave më të pasura. Alison gjente klientët nëpërmjet internetit. Ajo postonte foto të ndryshme në të cilat shkruante: “Jam një zonjë e bukur në kërkim për djem që duan argëtim dhe kënaqësi. Këto mund t’jua ofrojë vetëm një grua me aftësi”.
Ajo u dënua nga gjykata me burg ose mund të përfitojë lirinë me kusht nëse paguan 1000$.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)