.jpg)
Foto: Lufta me zjarret në Athinë, 12 gusht 2024
Mijëra persona që jetojnë përreth Athinës janë evakuuar sot (12 gusht) përfshirë edhe nga qyteze historike Maraton, pasi zjarr i madh i është afruar kryeqytetit grek, pavarësisht përpjekjeve shumë të mëdha për ta vënë nën kontroll, thanë zyrtarët.
Por çfarë ka ndodhur deri tani ora 15:30
-Mijëra banorë janë evakuar pasi flakët përhapen me shpejtësi dhe kanë arritur deri në 25 metra lartësi, ndërsa dhjetra banesa janë djegur
-Ajri në Athinë mban erë djegieje - është jashtëzakonisht i nxehtë dhe qielli është i errët për shkak të tymit.
- Temperaturat mbeten mbi mesataren në të gjithë Greqinë. Temperatura maksimale në Athinë i afrohet 40 gradë Celcius.
- Që prej pasdites së së dielës, 40 zjarre shpërthyen në Greqi. Më shumë se 670 zjarrfikës po luftojnë me flakët që janë përhapur në një gjerësi prej 30 km . Transmetuesi publik ERT thotë se flakët po lëvizin drejt Athinës.
Erërat e forta e vështirësojnë shuarjen e flakëve ndërsa sipas parashikimeve të meteorologëve ato pritet të dobësohen në mbrëmje.
Situata në Dionysos, Varnavas dhe Mikrohori është përmirësuar, sipas mediave greke, por vijon puna për shuarjen e flakëve në Kallitechnoupoli dhe Grammatiko.
Greqia përjetoi qershorin dhe korrikun e saj më të nxehtë që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në vitin 1960.
Lajmi kryesor:
Athina përjeton ‘ferr’, flakët djegin banesa e biznese, mijëra të evakuuar! Betejë e vështirë për shuarjen e zjarrit, pritet ndihmë nga Italia e Franca











