FOTO: Babëzia e sëmurë e Armando Dukës, shet verën dhe vezët e familjes në darkën zyrtare të UEFA-s

FOTO: Babëzia e sëmurë e Armando Dukës, shet verën dhe vezët e familjes në darkën zyrtare të UEFA-s

Që Federata Shqiptare e Futbollit është shndërruar në një biznes personal të familjes së Armando Dukës, ky tashmë është një lajm i vjetër që e dinë të gjithë. Ajo çka ngel e re është babëzia e sëmurë e kreut të FSHF-së për të shtrydhur çdo qelizë të institucionit që ka zaptuar prej dekadash. 

Edhe pse një moment historik për historinë e futbollit shqiptar dhe organizimin e eventeve madhështore si kjo finale europiane, Duka gjeti shtegun për të dëshmuar edhe njëherë se misioni i tij nuk është sporti por biznesi personal.

Ai ka serviriur verën dhe vezët e pularisë së tij në darkën me UEFA-n në kuadër të ndeshjes historike Roma-Feyenoord. Edhe pse mund të kishte mjaft alternativa të tjera, kreu i FSHF-së zgjodhi që edhe në këtë rast të mendojë më shumë për veten sesa për imazhin e Shqipërisë.

Mbrëmjen e djeshme, President i  UEFA-s, Aleksander Ceferini, Francesko Totti, kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, darkuan në sallën “Honorary”./ TemA

Menuja e drekës

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrane: 26/05/2022 02:39

    As vihet në dyshim që ky është ai që është, po si nuk u gjet një prokuror që të bashkojë fijet dhe të ngrejë një akuzë se kështu vetëm sa i rritni imunitetin...

    Përgjigju
  • Arbërori: 25/05/2022 23:58

    Duke filluar nga kreu i shtetit e gjer te i fundit janë kriminel!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse