TIRANE – Urimeve për festën më të rëndësishme të besimtarëve të krishterë i është bashkuar edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, njëherësh kryebashkiak i Tiranës.
Basha e ka ndarë urimet për Krishtlindje pak para mesnatës së 25 Dhjetorit, përmes rrjetit social Facebook.
“Të dashur miq, besimtarë të krishterë, besimtarë te Zotit, Gëzuar Krishtlindjen këtë festë të dashurisë, shpresës dhe besimit. Ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve dhe çdo shqiptari që e nesërmja të jetë më e mirë se e sotmja, për ju dhe familjet tuaja. Gëzuar!”, -shkruan Basha në rrjetin social Facebook.
Lideri i opozitës shqiptare ka zgjedhur që këtë urim ta shoqërojë edhe me një foto të qendrës së Tiranës, të zbukuruar me rastin e festave të fundvitit. Por ajo që bie në sy në këtë foto, është fakti se pema Vitit të Ri në sheshin “Skënderbej” dhe zbukurimet e tjera janë të një viti më parë. Kjo, pasi në foton e postuar nga kryebashkiaku Basha mungon kartolina e madhe e vendosur përbri pemës, që mban të shkruar me drita urimin e Bashkisë së Tiranës për festat.
Kjo kartoline eshte e vetmja qe ben ndryshimin e zbukurimit te kryeqytetit per fundvit, pasi pjesa tjeter, dritat e vendosura ne Bulevard dhe Pema ne qender, jane te njejtat nder vite.
Ja një krahasim i fotove

(Foto e postuar nga Lulzim Basha ne Fb, bashkangjitur me urimin)

(Foto e kreut te PD Basha me disa femije perballe kartolines qe eshte vendosur ne qender te Tiranes ngjitur me pemen)
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com