Foto/Bebe Rexha mbërrin në Tiranë
pritet me lule nga fansat në aeroport 

Foto/Bebe Rexha mbërrin në Tiranë<br />pritet me lule nga fansat në aeroport 
Bebe Rexha ka mbërritur në Tiranë.  Ajo është këngëtarja tjetër e famshme me origjinë shqiptare pas Dua Lipës që viziton Tiranën. Bukuroshja 27-vjeçare është pritur në aeroport edhe nga dhjetrëa fansa të cilët kanë pasur mundësi që të bëjnë foto me të.

27-vjeçarja do të performojë në një koncert në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë te premten në mbrëmje. Në një seri postimesh në Snapchat, ajo shprehet se e gjithë mbrëmja do të jetë çmenduri.

(Kush është Bebe Rexha)

Bleta "Bebe" Rexha (lindur më 30 gusht, 1989) është një këngëtare dhe tekstshkruese shqiptare që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara. Ajo është bëre e njohur me pjesëmarrjen e saj në këngët hit të "Take Me Home" nga Cash Cash dhe "Hey Mama" nga David Guetta, gjithashtu ajo është vokalistja kryesore e grupit amerikan Black Cards i krijuar nga Pete Wentz, dhe ka qënë bashk-autore e këngës nr.1 në Billboard Hot 100 në SHBA, këngës "The Monster" nga Eminem ft. Rihanna.

Bleta ka lindur në BrooklynNew York City, Shtetet e Bashkuara, nga prindër shqiptar nga DibraMaqedoni. Bleta filloi të merrej me muzikë që në moshën 4 vjeçare, dhe vazhdoi të ndjekë dashurinë e saj për muzikën nëpërmjet studimit në shkollën "Tottenville High School" në Staten Island.











Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

31/5
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)