FOTO/ Belind Këlliçi parkon Audin luksoz para dyerve të SPAK

FOTO/ Belind Këlliçi parkon Audin luksoz para dyerve të SPAK

Makina Audi e Këlliçit

1735220525_makinaebelindkellicit.jpeg

Belind Këlliçi është paraqitur ditën e sotme në SPAK në kuadër të hetimit për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme dhe deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit si kandidat për deputet dhe kandidat për kryetar bashkie të Tiranës.

Ish-kandidati i PD që humbi në Tiranë me 60 mijë vota, ka parkuar Audin luksoz para dyerve të SPAK-ut, siç shihet në foton që sjell Shqiptarja.com.

Nuk dihet nëse kjo makinë, që kushton mijëra euro, është e tij apo e ndonjë të afërmi të tij, pasi siç ka deklaruar edhe vetë më herët në një intervistë kur ishte ende deputet, ai ndihmohet ekonomikisht nga vëllai i tij, Reshardi, sepse paga e deputetit nuk i mjaftonte për të mbyllur muajin.


Lajmi kryesor:

SPAK heton Këlliçin për falsifikim të diplomës së gjimnazit: S'jap sqarime! Në hetim edhe për mosdeklarim të pasurisë së bashkëjetueses dhe mohon se jeton me të


G.K/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

 Basha ironizon Ramën: Pasaportën europiane e ka fiks si fluturimet Londër–Kukës! Pa ndëshkim të korrupsionit qeveritar, s’ka integrim në BE

Basha ironizon Ramën: Pasaportën europiane e ka fiks si fluturimet Londër–Kukës! Pa ndëshkim të korrupsionit qeveritar, s’ka integrim në BE