Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj u betua sot para Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Kuvendi miraton me 72 vota dekretin për shkarkimin e Edmond Haxhinastos si Ministër i Transporteve, pas dorëheqjes së tij. 

Pas votimit të dekretit për shkarkimin e Haxhinastos, kuvendi ka miratuar dekretin për emërimin si Ministër i Transporteve dhe Infrastrukturës të Sokol Dervishaj.

Vetë Haxhinasto, përmes një letre dërguar kryeministrit Rama ka kërkuar dorëheqjen nga kreu i Transporteve, për shkak të angazhimeve të tij në parti.

 dervishaj

dervishaj

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)