Foto/Blushi "djali i mirë" e Shalsi
"kaubojs", miqtë që i ndau politika

Foto/Blushi "kaubojs", miqtë që i ndau politika">
TIRANE-Pas debatit me fyerje dje në Parlament mes Ben Blushit dhe disa socialistëve jemi të bindur se në politikë nuk ka miqësi.

Dhe ajo pak që ka lindur në rrethana të tjera prishet gjatë rrugës politike. Produkt i tillë duket dhe shoqëria mes Eduart Shalësit e Ben Blushit.

Për ata që nuk e dinë, Ben Blushi dhe Eduart Shalsi nuk kanë qenë thjesht anëtarë të PS, ku njëri është afruar në 1997 dhe tjetri në 2005.
 
Ben Blushi dhe Eduart Shalsi kanë qenë miq të vjetër që nga koha që studionin në Gjimnazin Sami Frashëri në Tirana. Kjo foto është një prej dëshmive të miqësisë së tyre.

Ben Blushi është në këmbë, në mes. Shalsi ulur po në mes. Krah tyre Blendi Fevziu.

Foto është realizuar 29 vite më parë kur Blushi ishte student i Letërsisë dhe Shalësi i Ekonomikut në vitin 1988.

Shalsi ka qenë një vit sipër Blushit, por ata frekuentonin po të njëjtin rreth miqësor dhe shoqëroheshin shumë bashkë.

Fotoja është realizuar aty ku dilnin gjithë qytetarët e Tiranës në lulishten që nuk ekziston më, pas monumentit të Skëndërbeut. Bie në sy Blushi, tipik një djalë studioz, kurse Shalësi, me stil pantallonash kaubojs dhe me barseta si lideir i grupit legjendar të Beatles, 'John Lenon' .

Pas vitit 1990, Blushi ndoqi rrugën e gazetarisë ndërsa Shalsi vijoi profesionin e tij. Ai filloi të punonte në një bankë deri në vitin 2002.
 
Blushi dhe Shalsi e kanë ruajtur gjithmonë etikën mes tyre, por në këtë rast tensioni politik nuk i ka kursyer.

Shalsi i apeloi Blushit dje në Parlament që të mos sulmojë çdo socialist që merr detyrën e Ministrit për shkak të miqësisë me Edi Ramën.
 
Në replikë, Blushi tha se nuk i vjen keq që është bërë Ministër, madje duhet të ishte bërë më herët.
 
Ai tha se mes tyre qëndron projekligji i plehrave. Blushi zgjidhi edhe gjëegjezën që ua dha detyrë shtëpie kolegëve socialistë një muaj më parë.
 
ben blushi ed shalesi
(Ben Blushi e Eduart Shalesi para 29 vitesh, marre nga Opinion.al)

Debati dje ne Parlament

Shalsi: Ka një shprehje angleze që thotë “çdo gjë mund të ndodhë në dashuri, luftë por edhe në politikë”.

Ndoshta ju nuk e dini por personi që mua më ka përfshirë në politikë në 2003 ka qenë Blushi, miku im i vjetër. Ai që më mbajti në politikë ishte Edi Rama Kryeministër. Në fakt kam dëgjuar Blushin gjatë gjithë këtyre kohëve, kemi shkëmbyer dhe debate në çështje të caktuara si ajo e mbetjeve dhe pashë që, nuk e them papritmas, por miku im i vjetër u turr me tersëlli ndaj një projektligji duke manipuluar dhe duke thënë shumë të pavërteta.
 
Në fakt unë isha iniciatori, na akuzoi për kriminela, mafie, gjithçka. Dhe në fakt u shastisa se sëpaku mendoja se duhet të më pyeste përpara, të dëgjonte shpjegimin dhe pastaj të vijonte betejën e vet politike. Në fakt sot unë nuk jam mes dy njerëzve dhe dua ti them mikut tim të vjetër pse jam në këtë betejë bashkë me Edi Ramën. Kam punuar dhe e njoh mirë Edi Ramën, kam qenë pjesë e një ekipi fantastik në bashkinë e Tiranës, pjesë e institucionit më të mirë që ka njohur tranzicioni shqiptar, ka pasur emrin Bashkia e Tiranës. Në 2013 nuk u bëra Ministër, deputet. I nderuar deputet qëlloi të më jepej Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, mund ta bënte edhe cilido nga kolegët e Komisionit po aq mirë sa ç’medoj se e kam bërë unë.
 
Nuk kam pasur asnjëherë iluzionin për karrierën time personale, ajo që kam luftuar gjithmonë është ta bëjmë Shqipërinë më të mirë. Jam sot në këtë betejë sepse ka ndodhur dhe jam një nga katër Ministrat dhe fare mirë mund t’ia them kujdo që mund të ishin dhe katër të tjerë. Jam në këtë betejë për të vazhduar reformën territoriale, energjitike, reformën e pensioneve, për të transformuar Shqipërinë. Jam i nderuar që jam Ministër, isha i nderuar dhe kur isha deputet. Pavarësisht nga pikëpamjet e ndryshme, pavarësisht nga miqësirat e prishura ka ca gjëra që unë besoj fort që mendje të arsyeshme të këtij vendi të bëhen bashkë. Nëse ke zgjedhur të sulmosh cilindo që bëhet Ministër për shkak të inatit të Edi Ramës, nëse ke zgjedhur të luftosh unë do të sugjeroja si mik i vjetër të kesh kurajon të pranosh që ky vend po transfomohet.
 
Blushi: As nuk u mora me ty dhe as më vjen keq që u bërë Ministër. Më vjen keq që Edi të bëri kaq vonë Ministër. Ajo që kam pasur me ty është fakti se mbrojte në mënyrën më të paskrupullt projektin për të hapur doganat dhe kufirin e Shqipërisë ndaj mbetjeve të Europës, këtu isha kundër dhe do të jem kundër. Para Edit doli një tjetër këtu dhe u mor prapë me mua. Para një muaji ju kam treguar një gjëegjezë dhe ju se gjetët akoma përgjigjen. Ju lashë një muaj.
 
Gjeegjeza ishte kështu: Unë kam një mace, ja jap Erjon Braçes, macja kafshon Taulant Ballën, kush e ka fajin?Po ua jap përgjigjen. Macja që u dhashë unë Erjon ja kush është , kjo është macja, ua dhashë ju në vitin ’97-’98 dhe koha do të tregojë detajet, ua dhashë ju dhe ajo u ka kafshuar të gjithë ju. Kjo është arsyeja pse ika, unë nuk pranoj kafshimin e maces.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0