Dritare të thyera dhe copa xhamash përdhe.

Është kjo ajo që ka mbetur nga ‘Fiat Punto’ me targa italiane DJ 252 RC, e cila është shpuar nga plumba të shumtë, nga qitja që dyshohet s ei ka bërë një automjet që i ka kaluar në krah dhe më pas ëhstë larguar me shpejtësi.

Për pasoja tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë.

[gallery]25685[/gallery]

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 pranë Kishës Ortodokse.

Të plagosurit janë Gazmend Canaj 27-vjeç, Taulant Beqiri 28-vjeç dhe Elis Llanaj 27-vjeç, të tre janë dërguar në spitalin rajonal dhe janë pjesë e dy grupeve.

Ngjarja është në hetim.

s.k/Shqiptarja.com