Report Tv sjelle fotot nga brenda apartamenteve të pallatit 10 katësh i cili u përfshi një ditë më parë nga flakët. Siç shihet nga pamjet dëmet materiale kanë qenë të shumta.Gjithsej janë 69 hyrje dhe secila nga apartamentet ka qenë e banuar me familjarë, 4 – 5 anëtarë.
Deri paradite famijarët nuk janë lejuar të hyjnë pasi rrezikoheshin ose dhe mund të dëmtonin provat, ndërkohë që në drekë familjarët janë parë dhe të marrin sendet personale dhe të largohen.
Deri me tani banorëve nuk ju është komunikim nëse do futen në apartamente. Ende ka disa specialistë nga policia gjyqësore, bashkia, njësia administrative, emergjencat civile në pllat. Ata pritet që te dalin me një vlerësim mbi gjendjen e pallatit, a është i sigurtë apo jo dhe me pas do dilet me nje komunikim për banorët.
Grupi hetimor u rikthye që në mëngjes për të gjetur shkakun e zjarrit. Ata po vijojnë verifikimit, ndërsa paraprakisht burime pranë zjarrfikëses së Tiranës i thanë Report Tv se burimi fillestar i zjarrit është në katin e dhjetë, më i larti i pallatit. Paraprakisht dyshohet për një pajisje elektroshtëpiake që ka sjell zjarrin në qoshe të pallatit, njëlloj siç kjo video tregon flakët e para në tendencë për t’u përhapur.
Lajmi kryesor: