Denis Çali dhe Brusild Gjyla janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht mbrëmjen, e 21 korriktut 2023, kur makina në të cilën udhëtonin ka rënë në humnerë në fshatin Fortuzaj të Tiranës.
Nga informacioni i policisë Brusild Gjyla 26-vjeçar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Denis Çali, 33 vjeç u plagos dhe u transportua në spitalin e Traumës, por gjatë orëve të natës nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të rënda.
Ndërkohë një mik i tij publikon mesazhin e fundit që kishte shkëmbyer me Denisin pikërisht disa orë para aksidentit të rëndë. "Rrugëve.. Rrugëve",
Policia ende vijon hetimet për të kuptuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. Dy të rinjtë ishin banorë të zonës dhe si pistë hetimi nuk përjashtohet as shkelja e rregullave të qarkullimit por as fakti që shkak mund të ketë qenë dhe errësira.
Lajmi kryesor: