Thellohet tragjedia e aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur mbrëmjen e 21 korrikut 2023. Fuoristrada tip ‘Range Rover’ në të cilën udhëtonin dy të rinj ra në humnerë në fshatin Fortuzaj të Tiranës.

Denis Çali, 33 vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme u dërgua në spital mësohet se ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë është identifikuar dhe viktima tjetër. Ai është 26 vjeçari Brusild Gjyla.

"Në vijim të aksidentit të ndodhur në fshatin Fortuzaj, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ju informojmë se të dy shtetasit që ndodheshin në automjet, Brusild Gjyla, 26 vjeç, dhe Denis Çali, 33 vjeç, kanë ndërruar jetë" informoi sot policia.

Janë ende të paqarta rrethanat e aksidentit tragjik ndërsa një grup hetimor po punon për të zbardhur shkaqet ndërkohë Report TV ka siguruar pamje nga momenti kur forcat zjarrfikëse nxerrin trupat nga makina. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:21
FOTO/ Denisi dhe Brusildi, djemtë që humbën jetën tragjikisht në aksident në Tiranë! Makina ra në humnerë! Sms-ja e fundit e njërit prej viktimave

1690017070_brusildgjyladeniscali.jpg

Denis Çali dhe Brusild Gjyla janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht mbrëmjen, e 21 korriktut 2023, kur makina në të cilën udhëtonin ka rënë në humnerë në fshatin Fortuzaj të Tiranës.

Nga informacioni i policisë Brusild Gjyla 26-vjeçar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Denis Çali, 33 vjeç u plagos dhe u transportua në spitalin e Traumës, por gjatë orëve të natës nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të rënda.

Ndërkohë një mik i tij publikon mesazhin e fundit që kishte shkëmbyer me Denisin pikërisht disa orë para aksidentit të rëndë. "Rrugëve.. Rrugëve",

Policia ende vijon hetimet për të kuptuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. Dy të rinjtë ishin banorë të zonës dhe si pistë hetimi nuk përjashtohet as shkelja e rregullave të qarkullimit por as fakti që shkak mund të ketë qenë dhe errësira. 

Ora 09:45
Aksidenti tragjik në Tiranë/ Momentet e para kur zjarrfikësit përpiqen të nxjerrin trupat nga makina që ra në humnerë

Report TV siguron pamjet e para nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik në fshatin Fortuzaj të Tiranës.

Dy të rinj, Denis Çali, 33 vjeçari dhe  Brusild Gjyla, 26 vjeç po udhëtonin me fuoristradë “Range Rover” kur në rrethana ende të paqarta ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Në video duket momenti kur forcat zjarrfikëse po përpiqen të nxjerrin trupat nga makina dhe ti japin ndihmën e parë.

Denisi u dërgua mbrëmë në spital por humbi jetën mëngjesin e sotëm. Ndërkohë Brusild Gjyla humbi jetën mbrëmë në vendin e aksidentit.