Figura historike e heroit shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, qëndron dhe në vendin më të fuqishëm në botë, SHBA.

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar një foto na faqen e saj në “Facebook”, të cilësuar si “Foto Dite”, ku shfaqet heroi kombëtar shqiptar.

Përbri fotos shkruhet se statuja e parë e Skënderbeut në SHBA, në kodrat Rochester në Miçigan, e cila qëndron pranë kishës katolike shqiptare të Shën Palit. . 

“Foto e Ditës | Statuja e parë e Skënderbeut në Shtetet e Bashkuara, në kodrat Rochester në Miçigan. Statuja qëndron pranë kishës katolike shqiptare të Shën Palit, e cila u themelua në 1981 nga emigrantë shqiptarë, shumë prej të cilëve ishin vendosur në kontenë Okland gjatë viteve ’70”, shkruan ambasada.

skenderbeu
(Postimi në Facebook i ambasadës së SHBA)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com