FOTO/ Ditë zie për vdekjen e ish-kryeministrit, Kina ul flamurin në gjysmështizë

FOTO/ Ditë zie për vdekjen e ish-kryeministrit, Kina ul flamurin në gjysmështizë

Vdekja e papritur e ish-kryeministrit të Kinës, Li Keqiang, ka trishtuar gjithë popullin kinez, të cilët shprehën pikëllimin e tyre edhe në rrjetet sociale gjatë ceremonisë së djegies së trupit të tij. Po ashtu sot, flamuri kombëtar i Kinës u ul në gjysmështizë në sheshin Tiananmen të Pekinit.

Li Keqiang, ishte i njohur si “kryeministri i popullit” për udhëheqjen e tij me “këmbë në tokë dhe aktive”. Ai ishte një ish-ekonomist dhe lider reformist, i cili shërbeu 10 vjet si kryeministër përpara se të jepte dorëheqjen në mars, vdiq nga një atak në zemër të dielën e kaluar në Shangai. Ai humbi jetën në moshë 68-vjeçare.

Funerali I Li u mbajt në varrezat e Pekinit ku prehen zyrtarë të lartë dhe heronj kombëtarë. Presidenti Xi Jinping dhe gruaja e tij, së bashku me gjashtë anëtarë të tjerë të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, krye organi i Partisë Komuniste Kineze të pushtetit, si dhe zëvendëspresidenti i vendit Han Zheng, bënë nderimet e fundit, raporton CNN.

Zyrtarët qëndruan në heshtje dhe u përkulën tre herë, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Xinhua. Ish-presidenti Hu Jintao dërgoi një kurorë për të shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Li, sipas New China.

Mesazhet për kryeministrin e ndjerë vërshuan platformat e mediave sociale ndërsa qytetarët kinezë vajtuan vdekjen e tij.

"Megjithëse Li nuk ishte një figurë historike apo politike me arritje të tilla të larta, ai u ofroi njerëzve një mundësi për të shprehur pakënaqësinë e tyre", tha Zhang, i cili studioi në Universitetin prestigjioz të Pekinit me Li në fund të viteve 1970 pas përfundimit të Revolucionit Kulturor të Maos.

Gjitjhashtu ai shtoi se “në një epokë ku e vërteta është e heshtur dhe e rreme, mbizotërojnë deklaratat e mëdha dhe boshe, parimet bazë që Li Keqiang u përmbahet janë bërë gjëra shumë të çmuara. Mjaftojnë një shfaqje e ndërgjegjes elementare, disa fjalë të sinqerta për të përshëndetur publikun. Ai pasqyron zemërimin, dëshpërimin dhe pakënaqësinë e njerëzve me realitetin, i cili është projektuar e gjitha tek Li,” tha ai.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë