DURRËS - Kandidatja e koalicionit të djathtë për Bashkinë e Durrësit Grida Duma ka zgjedhur të udhëtojë me linjën e urbanit të Porto-Romanos në qytetin bregdetar për të bashkëbiseduar me qytetarët mbi shërbimin e transportit publik.
 
Zonja Duma u shpreh se sot qyteti mbulohet në rreth një të tretën e nevojës me shërbim transporti publik. Ajo u shpreh se Bashkia do të hapë linja të reja në mjaft zona të qytetit dhe rrethina si dhe do të ketë tarifa zero për shtresat në nevojë. 
 
duma ne autobus

“Do t’i shtojmë linjat e autobusëve dhe do ti dyfishojmë ato. Do të shtrijmë linja edhe atje ku nuk ka. Qyteti do të ofrojnë linja transporti publik me abone për studentët, me tarifa zero për invalidët, me mundësi që edhe invalidët me karrocë të hipin dhe për fëmijët e shkollave po projektojmë një linjë të dedukuar vetëm për shkollat. E pashë të gjithë initerarin e linjave të urbanit. Nuk është as një e treta e nevojave të Durrësit. E njëjta gjë ëhstë edhe me Plepat, edhe me Spitallën dhe e njëjta gjë është edhe me universitetin. Gjithandej mungojnë urbanët për kërkesat e qytetarëve. Studentët do të kenë linjë abonejeve të subvencionuar nga Bashkia. Studentët e Durrësit marrin kaq pak nga bashkia, pothuaj asgjë”,
- tha Duma.
 
Grida Dumën jemi mësuar ta shohim me makinën e saj Chevrolet Captiva, makinë lukzove e cila kushton rreth 30 mijë euro.
 
grida duma

Redaksia Online

(Gre.M/SHqiptarja.com)