Foto/Dy aeroplanët më të mëdhenj
në botë në hapësirën ajrore shqiptare

Foto/Dy aeroplanët më të mëdhenj<br />në botë në hapësirën ajrore shqiptare

TIRANË- Shpesh na ka ndodhur të shikojmë aeroplanë në qiell duke fluturuar por pa e ditur se çfare modeli janë apo ku po shkojnë. Sot gjatë pasdites në hapësirën ajrore të vendin tonë kanë fluturuar dy nga avionët më të mëdhenj të botës Boeing 747 dhe Airbus A380 për transportin e pasagjerëve. Aktualisht ndodhen në vendin e dytë dhe tretë si avionët më të mëdhenj të botës. Në vend të parë është aeroplani rus Antonov An-224 Mriya që përdoret për Cargo.

Edhe pse ndodh shpesh gjatë orëve të natës që aeroplanë të  këtyre përmasave të kalojnë në lartësinë nga 10 - 12 mijë metra mbi hapsirën ajore shqiptare, gjatë orëve të ditës këta avion kalojnë më rrallë.   

Në fotot e Shqiptarja.com aeroplani Boeing 747 i kompanisë izraelite "El Al"  i nisur nga aeroporti "JFK" në Nju York drejt Izraelit. Foto kur aeroplani ka kaluar mbi qiellin e Tiranës me shpejtësi 850 km/h sot rreth orës 14:30 në lartësinë 10 mijë metra. Boeing 747 ka një gjatësi prej 77 metrash dhe shtrrirja e krahëve 69 metra. Boeing 747 mund të mbajë deri në rreth 470 persona në bord. 

boeing
boeing
(Boeing 747 i kompanisë izraelite "El Al" duke fluturuar sot në qiellin e Tiranes, Foto Shqiptarja.com)

boeing
(Foto ilustruese- Boeing 747 i kompanisë izraelite "El Al" si modeli që kaloi sot mbi Tiranë)


Në foton tjetër është aeroplani Airbus A380 i kompanisë "Qatar Airways" i nisur nga Anglia drejt Katarit. Airbusi A380 ka një gjatësi prej 73 metrash dhe shtrirja e krahëve 80 metra.

Airbus A380 ka një kapacitet më të madh dhe mund të mbajë deri në rreth 500 pasagjerë në bord edhe pse është i çertifikuar për të mbajtur 860 pasagjerë.

Në foton mëposhtë aeroplani A380 duke fluturuar mbi qiellin e Tiranës rreth orës 15:00 në 11 mijë metra lartësi. 

airbus
(Airbus A380 i "Qatar Airways" duke fluturuar në qiellin e Tiranës nga Anglia drejt Katarit, Foto Shqiptarja.com)

avioni
(Airbus A380 i "Qatar Airways" duke fluturuar në qiellin e Tiranës nga Anglia drejt Katarit, Foto Shqiptarja.com)


airbus
(Foto ilustruese- Airbus A380 i "Qatar Airways" si modeli që kaloi mbi Tiranë)


Redaksia Online
(Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim