Dy makinat që janë në pronësi të ish- kryegjykatësit Arben Vrioni dhe bashkëshortes së tij kanë qenë me një distancë të konsiderueshme nga njëra tjetra, prej 20 m. Dy makinat, më konkretisht AA 040 OK tip benz GLK në pronësi të Arben Vrionit dhe mjeti AA502 XZ mercdedes benz CLA i bashkëshortes ndahen nga 4 kosha mbeturinash, të cilët nuk janë përfshirë nga flakët, çka shton dyshimet se zjarrri ka qenë i qëllimshëm. Pas më shumë se 20 minutash është bërë e mundur shuarja e flakëve.
Lajmi kryesor:
Liroi Lul Berishën dhe shqyrtoi dosjen 'Shullazi', u vihet flaka dy automjeteve të ish- kryegjykatësit të Elbasanit dhe gruas së tij (VIDEO EKSKLUZIVE)
Ora 22:12
Dy makinat e ish- kryegjykatësit dhe gruas së tij 20 m larg njëra-tjetrës, i ndajnë 4 kosha mbeturinash