FOTO E DITËS/ Ushtari shqiptar përcillet drejt Letonisë, zhvishet nga 'ashpërsia' e shfaqet duke qeshur pranë vogëlushes

FOTO E DITËS/ Ushtari shqiptar përcillet drejt Letonisë, zhvishet nga 'ashpërsia' e shfaqet duke qeshur pranë vogëlushes

Foto nga ushtari dhe vogëlushja

Solidarizimi për tërmetin është akoma në përditshmërinë tonë dhe vendi po stabilizohet me hapa të vegjël por të sigurtë.

Sot fotoja e ditës është një kontingjent shqiptar i armatosur e me veshje ushtarake, i cili mban për dore një vogëlushe.

Ministrja Xhaçka e ka bërë publike foton duke u shprehur plot krenari për vajzat dhe djemtë në misione.

Ushtari që ka dalë në foto është kontingjent i VI në grupin-batalionin e NATO-s në Letoni.

Ai ishte pjesë e forcave që ndihmuan vendin tonë gjatë periudhës së fatkeqësisë së tërmetit.

Gjatë kësaj kohe ai la vendlindjen për t’i ardhur në shërbim një vendi të huaj, por kur atdheu kishte nevojë djemtë e saj u rikthyen.

Kostumi tregon ashpërsinë, forcën dhe vendosmërinë e një ushtari të denjë për të qenë pranë vendit kur ai ka nevojë, por përpara një fëmije të ëmbël ai zhvishet nga këto karakteristika per t’ia lënë vendin heroit të brendshëm të mbushur plot dashuri.

FOTO E DITËS
Krenari për djemtë e vajzat tanë në misione!
Sot përcollëm kontingjentin e VI shqiptar në grup-batalionin e NATO-s në Letoni.
Faleminderit për shërbimin!
”, ka shkruar Xhaçka në profilin e saj.

Ushtari dhe vogëlushja

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?