Foto e rrallë, princeshat kundrojnë
armët e Skënderbeut në Vjenë

Foto e rrallë, princeshat kundrojnë<br />armët e Skënderbeut në Vjenë
Tashmë ka hyrë në histori dhe veç Konicës e Zoi Xoxës, të cilët patën rastin t’i shoqërojnë fizikisht e të shkruajnë kujtime në lidhje me to, ishin dhe vetë gazetat e kohës, të cilat i bënë një jehonë të jashtëzakonshme turneut transatlantik të motrave të Mbretit të Shqiptarëve.

Kërshëria e shtypit perëndimor shpesh u shoqërua edhe me kritika, por në përgjithësi raportimi ishte pozitiv, dashamirës dhe realist. Ishte viti 1937 dhe duket se Mbretëria Shqiptare po investonte edhe në imazh për të përjetuar tashmë një fazë tjetër pas 9 vjetësh themelim.

Megjithëse është raportuar në hollësi mbi vizitën e tyre, duke gërmuar në arkivat e gazetave perëndimore të kohës, më la shumë mbresa një foto e rrallë nga një revistë e mirënjohur vjeneze, e cila shfaq motrat ( princeshat) e Mbretit Zog ndërsa kundronin nën interpretimin plot pasion të drejtorit të Muzeut të Vjenës, Dr. Gross, përkrenaren dhe shpatën e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ky set i dy objekteve më të çmuara ndër shqiptarët, do të mund ta shihte dritën e ekspozimit shumë dekada më vonë, për një periudhë të limituar edhe në Muzeun tonë Kombëtar, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Nuk dua të futem në diskutime, por besoj se foto në fjalë shpreh më së miri përmbushjen e një axhende të mirëprogramuar dhe me objektiva kombëtariste dhe jo të një axhende të hartuar “sipas dëshirave e pasioneve të ditës të disa zonjushave të llastuara”, sikurse do të shpreheshin disa kritikë. Foto më rezulton e pabotuar më parë dhe i përket majit të vitit të largët 1937.

princeshat

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot