Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata mesa duket ka arritur të depërtojë mjaft mirë në tregun botëror të muzikës. 

Bukuroshja shqiptare së fundmi është fotografuar në shoqërinë e këngëtarit të njohur Justin Bieber por edhe producentit amerikan i njohur me emrin Poo Bear. 

Ky i fundit në një postim në Instagram  ka njoftuar bashkëpunimin me këngëtaren shqiptare Elvana Gjatën ku shkruante “Bota është gati!”.

Mësohet se Poo Bear i ka mundësuar Elvanës pjesëmarrjen në një parti të organizuar me rastin e ndarjes së çmimeve Grammy. 

Mesa duket diva shqiptare do të bëhet pjesë e grupit të shqiptareve të tjera me famë ndërkombëtare. 

elvana gjata
(Justin Bieber, Elvana Gjata dhe producenti amerikan Poo Bear)



Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)