Elvana Gjata shtatzënë? Një video e publikuar nga Lori Hoxha, gjatë mbrëmjes së kaluar ku 14 personazhe të famshme u mblodhën në një darkë të organizuar nga Valdrin Sahiti, për të prezantuar koleksionin e ri ‘’Altar’’ ka hedhur dyshime mbi një shtatzëni të mundshme të Elvana Gjatës.

Ka qenë pikërisht trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha e cila ka postuar një video ku fokusohej vetëm barku i Elvanës, i cili është i rrumbullakosur.

Video po bën xhiron e portaleve duke ngritur hipoteza të ndryshme për një shtatzëni të mundshme të këngëtares.

ELVANA
  (Postimi i Lorit)

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com