Fotot e marra në një pikë kufitare midis Turqisë dhe Sirisë tregojnë momente tepër të vështira ndërsa familjet marrin trupat e të dashurve të tyre që vdiqën në tërmetin tragjik të së hënës.

Trupat e më shumë se 300 sirianëve që vdiqën nga tërmeti në Turqi janë sjellë përtej kufirit, tha të mërkurën një zëdhënës i pikës kufitare Bab al-Hawa.

Trupat u dërguan përsëri në Siri në mënyrë që viktimat të mund të varroseshin në vendin e tyre, tha zëdhënësi i Bab al-Hawa, Mazen Alloush.

Një prej të mbijetuarve që mori lajmin e vdekjes së familjarëve të tij
 


Lajmi kryesor:

Tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri, mbi 21 mijë viktima! Ftohtë dhe pa ushqim, OBSH ngre alarmin: Të mbijetuarit në prag katastrofe edhe më të madhe