FOTO/Fatmir Toçi prezanton
arbëreshin 102-vjeçar në Siçili

FOTO/Fatmir Toçi prezanton<br />arbëreshin 102-vjeçar në Siçili
Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi, ka vizituar arbëreshët e Italisë në Siçili.

Takimi më mbresëlënës sipas tij është ai me një arbëresh 102-vjeçar. Në rrjetin social Facebook Toçi rrëfen emocionet rreth këtij takimi. 

Jeton prej 102 vjetësh në Sicili, në komunën arbëreshe të Contessa Entellina-s. Takimi me z. Spiridon ishte një e papritur e këndshme. Ma prezantuan si pikën e referimit, si njeriun që dinte çdo gjë me saktësi, se ç’kishte ndodhur në atë zonë në 100 vjetët e fundit, por edhe çfarë kishte dëgjuar nga të parët e tij”, shkruan Toçi, duke rrëfyer më tej jetën e tij të thjeshtë.

[gallery]22564[/gallery]
Gjithë jetën e kishte kaluar në fushë, në bujqësi e pemëtari, në ajër të pastër e plot diell.

Edhe pse e kishte kaluar shekullin, ishte i kthjellët si 60-vjeçar, lexonte pa syze dhe deri në moshën 100 vjeç guidonte vetë makinën edhe pse ligji italian nuk ja lejonte për shkak të moshës.

Në pak kohe sa biseduam mësuam për fshatin e tij dhe arbëreshët e tjerë të Sicilisë më shumë se të kishim lexuar mijëra faqe nëpër libra. Ishte memorja e vërtetë e Komunës së Contessa Entilines, deri në detaje të pabesueshme
”, shkruan Toçi ndërsa poston edhe fotot e burrit arbëresh që në të vërtete ngjan 30 vjet më i ri se mosha e vërtetë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro