Këngëtarja me origjinë shqiptare u pa e afruar me yllin e boksit dhe të arteve marciale Conor McGregor pas mbarimit të eventit.
Ndonëse McGregor ka 9 vite i lidhur me Dee Devlin,me të cilën ka gjithashtu një djalë, kjo nuk e ka penguar Ritën të postojë foto të tij në lnstastory, duke shkruar mbi të “date night”.
Pas kësaj reagimet e fansave kanë qene të shumta, të cilët e akuzuan se nuk po respektonte nënën e djalit të boksierit. Pavarësisht se e kaluan natën nën shoqërinë e njëri-tjetrit, menaxheri i këngëtares me origjinë shqiptare sqaroi se ka qenë thjeshtë një mbrëmje yjesh dhe asgjë më shumë.
(Boksieri Conor McGregor dhe bashkëshortja e tij)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com