Sot janë mbajtur homazhet për të përcjell në banesën e fundit shkrimtarin Ismail Kadare.

Personalitete të shumta nga kultura dhe politika kanë marrë pjesë në homazhet për nder të Kadaresë.

Mes tyre presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kreu i BDI-së Ali Ahmeti, kryetari i bashkisë së Tetovës.

Por, ajo që u vu re është shmangia që i kanë bërë njëri-tjetrit Kurti dhe Rama, ku as një ceremoni e tillë nuk i ka bërë bashkë dy kryeministrat.

Siç duket dhe në fotot e mëposhtme Rama dhe Kurti nuk janë takuar, por mbanin distancë nga njëri-tjetri.