Gazetari grek vjen për Belerin, i ikën mendja nga Tirana: E pakrahasueshme, kjo që po shikoj

Gazetari grek vjen për Belerin, i ikën mendja nga Tirana: E pakrahasueshme, kjo që po shikoj

Raportimi i gazetarit grek në Tiranë

Televizioni grek SKAY ka dërguar dje në Tiranë një korrespodent për të ndjekur live seancën e dënimit të Belerit.

Emisioni i mëngjesit Atériasti ka bërë një lidhje live nga kryeqyteti shqiptar me gazetarin Kristos Xiunos.

Ndërkohë që Xiunos fliste për gjyqin ndaj Belerit, ndodh diçka e paparashikuar. Një nga dy moderatorët e njohur të emisionit, nuk e ndërpreu lidhjen pas mbarimit të raportimit për Belerin, por i shprehu habinë gazetarit për pamjet nga Tirana që shfaqeshin live prapa tij.

Gazetari nga Tirana i përgjigjet “ke shumë të drejtë” dhe shton:

“Kam qenë para shumë vitesh në Tiranë por kjo që shoh këtë herë është e pakrahasueshme. Ka ndryshime të jashtëzakonshme, shoh një zhvillim të madh, ka gjithandej lëvizje dhe ndërtime, makina të reja, të rinj të veshur mirë, nuk ka të krahasuar kjo që shoh me Shqipërinë që njohim”.

Megjithëse flasin shpesh për shqiptarët, mediat greke japin shumë rrallë pamje të freskuara nga Shqipëria, duke përdorur arkivë të vjetëruar.

Kronika nga Tirana e emisionit të njohur të kanalit SKAY mund të shihet duke klikuar KËTU, rreth minutave 14-18.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 06/03/2024 16:10

    Kabul hesapi. Bukuri e rrallë.

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 06/03/2024 13:55

    O Era ti komentove e çfar nuk the për Gjykatësen që po gjukon Sali Bajgën. The se irena Gjoka ka 3 -4 mbiemra e është përzën nga shteti jevgjit grek. Po doli që çdo gjë është e pa vërtet. Çfar do thuash tani ti o era përçi ?

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 06/03/2024 12:20

    Harrove per çfare te kishin derguar!

    Përgjigju
  • Rama cazzo: 06/03/2024 11:18

    Ahahh ,i njejti artikull propagandistik ne disa medja .I iku mendja nga bukuria e rrall e rrumpalles tiranase.Propaganda e lali merdes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!

Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!