Ndërsa dëbora dhe i ftohti polar ka përfshirë gjithë Ballkanin, problematike është situata në disa rrugë. Por kjo varet dhe nga “përkujdesja” e autoriteteve.
 
Në këto dy foto të ndryshme duket qartë dallimi. Nga Morina në Prishtinë pavarësisht dëborës, rruga është e hapur në dy krositë dhe pa probleme.

morine -prishtine

Po në territorin e Shqipërisë? Në foton më poshtë duket qartë vështirësitë që duhet të heqin drejtuesit e mjeteve, që duan të udhëtojnë drejt Prishtinës. Deri në pikën kufitare të Morinës rruga është e mbuluar me dëborë dhe vetëm me një korsi.

tirane morine


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)