Foto/ Greqi, bilanc tragjik
​ 7 të vdekur nga moti i keq

Foto/ Greqi, bilanc tragjik<br />​ 7 të vdekur nga moti i keq<br>
Që prej ditës së djeshme moti i keq ka përfshirë Greqinë. Raportohet se numri i viktimave ka arritur në shtatë. Mes viktimave raportohet për një grua të moshuar e cila ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, gjatë përmbytjes ishte në bodrumin e shtëpisë, që ndodhej në rrugën Koropoulis, në Mandara.

Ndërsa viktima tjetër ishte një burrë i moshuar i cili ndodhej në shtëpi gjatë momentit që uji ka vërshuar nga të gjitha anët, duke e bllokuar në banesën e tij, i moshuari nuk ka pasur mundësi të shpëtonte mëngjesin e sotëm.

Po sot, zjarrfikësit informuan mediat greke, se kishte humbur jetën një burrë 65 vjeçar, i ndjeri është gjetur në oborrin e shtëpisë, në rrugën Leonidas Stamou. Po në këtë rrugë është gjetur një viktim tjetër në kilometrin e tretë në Mandara, rrug e cila lidh Mandaran me Thivën.

Zjarrfikësit po punojnë për gjetjen e viktimave të tjera, sipas tyre bilanci mund të jetë më shumë se shtatë persona.

Ndërkohë, rruga nacionale në Athinë në rrugën Nea Peramos, është kthyer në një lum për shkak të reshjeve me intensitet të lartë, duke bllokuar shumë shoferë në makinat e tyre.

Qarkullimi në shumë rrugë të Athinës është ndaluar për shkak të rrezikut nga përmbytja.

Autoritetet greke po punojnë për largimin e automjeteve të bllokuara në rrugët e përmbytura nga uji, balta dhe gurët.
greqi

permbytje
permbytje
permbytje
permbytje
permbytje
greqi
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online