Shirat e rrëmbyeshëm kanë sjellë shumë probleme në ishullin grek të Simi, në afërsi të ishullit Rodos.
Autoritetet greke kanë shpallur emergjencën për ishullin, vazhdojnë të përballen me dëmet e shkaktuara nga moti i rëndë, që ka filluar mbrëmë rreth orës 23:00 deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm.
Autoritetet greke kanë filluar menjëherë të heqin baltën, gurët si dhe nxjerrjen e ujit nga shtëpitë e dyqanet e përmbytura.
Dëmtim ka pësuar edhe stacioni kryesorë që furnizon me energji elektrike ishullin.
Sipas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile, Giannis Kapakis, moti i keq mund të ketë kaluar por ka lënë pas dëme të shumta materiale në ishull.
Një pjesë e banorëve të ishullit të vogël Simi, janë zhvendosur nga autoritetet greke në ishullin Rodos.
Në këtë operacion për riparimin e dëmeve janë përfshirë edhe Forcat e Armatosura greke.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com